Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, dalin fotot e Eglantin dhe Renado Hasulës

13 October 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, dalin fotot e
Renado dhe Eglantin Hasula

Personat që shihni në foton e mësipërme janë 39-vjeçari Eglantin Hasula dhe djali i tij 17-vjeçar Renado Hasula, të cilët mbetën të plagosur në krimin që troniti Klosin mesditën e djeshjme.

Ata u qëlluan me armë zjarri "TT' nga Fiqiri Mjeshtri, teksa nga të shtënat ky i fundit la të vdekur dhe Liri dhe Kenado Shira, teksa pas krimit vrau dhe veten, rreth 900 metra larg nga banesa e tij.

Renado Hasula dhe babai i tij Eglantini ndodhet në spitalin e Traumës, ku ky i fundit në gjendje më të rëndë. Ata janë plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull.

Dyshohet se shkak i krimit u bë se vajza 16-vjeçare e autorit shantazhohej me foto dhe video nga dy 17-vjeçarët Renado Hasula dhe Kenado Shira, djem tezesh me njëri-tjetrin.

Ata kishin lënë takim për t'u sqaruar në një lokal në Klos, ku Fiqiri Mjeshtri shoqërohej dhe nga dy vëllezërit e tij, por pasi Kenado Shira refuzoi të martohej me vajzën e Fiqiriut dhe i ofendoi të bijën, ky i fundit nxorri armën dhe qëlloi drejt pal♪7s përballë duke i lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur.



Video