Ashtu siç njoftoi sot dhe drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, Policia e Shtetit ka vazhduar gjatë gjithë kohës kontrollet për kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".
Burime bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, efektivët e RENEA-s kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Durrësit, Fierit dhe Korçës.
Sipas Ora News, kontrollet janë ushtruar në biznesin e Xhevdet Troplinit që ndryshe njihet në Durrës me nofkën “Poja” dhe i skeduar nga policia për ngjarje kriminale. Xhevdet Troplini ka qenë shënjestër dhe e Operacionit Forca e Ligjit (OFL), teksa mori vëmendjen dhe për foton ku shfaqej në krah të Presidentit Ilir Meta. Troplini është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitin 2006.
Kontrolle janë motivuar dhe nga dëshmia e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka pasur një aktivitet të ngjeshur kriminal në qytetin e Durrësit.
Sa i përket Korçës, janë ushtruar kontrolle në këtë qytet, pasi dyshohet se bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur edhe për vrasjen e ndodhur në 25 Tetor 2021, ndaj biznesmenit Demir Backa.
18 personat që ndodhen në qeli
9 të akuzuarit që ishin në burg
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 të arrestuarit
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
14 personat e shpallur në kërkim:
1.Eljo (Ervis) Bitri
2.Festim Qoli
3.Alban Bengasi
4.Ervis Martinaj
5.Elvin Merlika
6.Alket Xhixha
7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
8.Agron (Kamber) Mehja
9. Aleks Çela alias (Tom Qorri)
10. Talo Çela
11. Agim Gjini
12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
13. Florenc Çapia
14. Abedin Mama (Dine Çami)