Një përmbledhje e videove që tregojnë presidentin rus Vladimir Putin teksa injorojnë përpjekjet e tij për një shtrëngim duarsh është bërë virale në mediat sociale.
Videoja deri më tani është parë mbi 6 milionë herë dhe është postuar në Reddit, si dhe në platforma të tjera si TikTok.
Në video, Putini shihet teksa tenton të shtrëngojë dorën me bashkëbiseduesin, por me sa duket vetëm injorohet.
Video tregon edhe reagimin e Putinit dhe shprehjen e tij të fytyrës pasi shpërfillet.
Ngjarjet ka ndodhur para vitit 2020, kur për shkak të pandemisë së koronavirusit, kur shtrëngimi i duarve nuk ishte i këshilluar.
Komentet e ndjekësve janë të shumta duke bërë shaka se ky lloj injorimi krijon “vrasësit” duke iu referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Ja si nisi gjithçka”, “Kjo video shpjegon pse nisi lufta”, “Putin ka nevojë për dashuri”, “Dëm emocional”, “Dhe ju që pyesni, pse ky njeri do të na vrasë të gjithëve”, thuhet në disa prej komenteve. /Voxnews