Vlora nën "pushtetin" e ujit, përmbyten disa rrugë! (Banorët në alarm nga pusetat e bllokuara)

10 October 2026, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora nën "pushtetin" e ujit, përmbyten disa rrugë!
Vlora

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje të ujit në disa zona të qytetit të Vlorës, ditën e sotme.

Situata paraqitet problematike në lagjen "Pavarësia", por edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku qarkullimi vijon të jetë i vështirësuar dhe disa segmente uji është në rrugë.

Banorët ankohen për bllokimin e pusetave, të cilat, sipas tyre, janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte.

Kjo situatë pengon largimin e ujërave dhe bën që ato të qëndrojnë në rrugë e pranë banesave për një kohë të gjatë. Banorët druhen se, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet ose zgjasin për një periudhë më të gjatë, situata mund të përkeqësohet ndjeshëm, deri në pamundësinë për të hyrë në banesat e tyre.

Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e kanaleve dhe përmirësimin e sistemit të kullimit, në mënyrë që çdo reshje e fortë të mos kthehet në problem për jetën e përditshme të komunitetit.


Video