VIDEO LAJM/ Çmenduri çfarë bëhet për një FOTO me Messin

21 March 2023, 13:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO LAJM/ Çmenduri çfarë bëhet për një FOTO

Është një çmenduri e vërtetë ajo çfarë ndodh në Argjentinë kur Lionel Messi del për të darkuar.

Ndërsa ndodhet në Buenos Aries, mbrëmjen e së hënës sulmuesi i Paris Saint-Germain doli për të darkuar jashtë, por ky lajm me sa duket u përhap me shpejtësi.

Brenda pak minutave një turmë bllokoi trafikun edhe në lagjen Palermo të Buenos Aries, pasi donin të shihnin nga afër kampionin e tyre të Botës.

Messi ndodhet në Argjentinë me kombëtaren e tij, ku të premten do të luajë një ndeshje miqësore kundër Panamasë në “Monumental”.


Video