VIDEO/ Argjentina feston me tifozët, perla numër 800 e Messi

24 Mars 2023, 10:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Më tepër se miqësore me Panamanë, ndeshja e Argjentinës në stadiumin Monumental ishte festë për kupën e botës.

Pritje madhështore për heronjtë e Albiceleste-s, në impiantin e mbushur me kapacitet të plotë, ku tifozët kënduan dhe brohoritën për heronjtë e tyre. Nga kapiteni Leo Messi, te trajneri Scaloni.

Emocionet e forta u përjetuan prej fillimit të ndeshjes, ku në momentin e himnit, shumë prej lojtarëve shpërthyen në lot.
Të gjithëve përveç Leo Messit.

Dhjeta e Argjentinës qeshte nga kënaqësia. I kënaqur që shihte pasionin dhe entuziazmin e tifozëve për përfaqësuesen. Pleshti nuk zhgënjeu as në fushë. Në pjesën e parë i’u afrua golit me goditje dënimi, që u ndal nga traversa.

Goli i parë i albicelestëve erdhi pikërisht pas zhvillimeve të goditjes standarde të yllit të ekipit, që u përplas në kryqëzimin e shtyllave. Në këtë rast ishte Almada ai që shfrytëzoi topin e kthyer duke e dërguar në rrjetë.

Leo Messi shënoi në sekondat e fundit, pasi përmirësoi shënjestrën në tentativën e tretë nga goditje dënimi.
Perla numër 800 e yllit të Argjentinës në karrierë dhe goli numër 99 me Seleçión.

Festa e lojtarëve me tifozët vazhdoi me këngë dhe kërcime në fushë, me ëndrrën e triumfi do të vazhdojë.

Video