Vdekja e kapitenit të Egnatias, “shpërthen” Shakohoxha: Zoti ju dënoftë more vrasës!

11 November 2023, 21:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e kapitenit të Egnatias, “shpërthen” Shakohoxha:
Rafael Dwamena / Dritan Shakohoxha

Ngjarja tragjike në stadiumin e Rrogozhiëns ku u nda nga jeta futbollisti i Engnatias Rafael Dwamena, ka sjellë reagime të shumta në vendin tonë.

Një prej tyre është edhe ai i gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale për ngjarjen tragjike.

Nuk ka qenë thjesht një mesazh ngushëllimi, por edhe një akuzë e rëndë, pasi Shakohoxha thotë se nuk duhej që futbollisti ganez të kthehej në fushat e lojës.

Dëamena vuante prej vitesh nga problemet e zemrës, madje disa klube e kishin refuzuar për këtë arsye.

“U prehsh në paqe more djalë. Zoti ju dënoftë more vrasës. Kudo në botë nuk e lejuan të luante… këtu e lanë”, shkruante Shakohoxha në postimin e tij.


Video