Trajneri i Kombëtares, Sylvinho: Prehu në paqe Dwamena

11 November 2023, 17:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho: Prehu në paqe Dwamena
Silvinjo / Dwamena

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare këtë të shtunë.

Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë në minutën e 24'.

Në lidhje me këtë lajm tragjik ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho. Në kanalet e komunikimit, braziliani shkruan: "Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve".

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho: Prehu në paqe Dwamena
Postimi i Silvinjo

Video