United dominon, por nuk mjafton, Arsenal fiton supersfidën e javës së parë

17 August 2025, 19:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
United dominon, por nuk mjafton, Arsenal fiton supersfidën e javës
Arsenal fiton supersfidën e javës së parë

Arsenali fitoi minimalisht supersfidën e javës së parë në Premier League ndaj Manchester United.

“Topçinjtë” iu falën një goli të shënuar nga Calafiori në pjesën e parë, i cili u shoqërua me kontestime për shtyrje të portierit vendas gjatë aksionit.

Në krahun tjetër, Manchester United ishte dominues gjatë gjithë kohës, duke iu afruar disa herë golit të barazimit, por pa sukses.

Arsenali e nis kështu sezonin me një fitore tejet të rëndësishme, ndërsa te “djajtë” rikthehen problemet e një sezoni më parë, që ishte një nga më të dobëtit e historisë.

Te Manchester United mund të kënaqen vetëm me sinjalet pozitive në lojë, pasi ishin dominues për shumicën e kohës.


Video