Trondit sportisti serb i MMA: Duan të më likuidojnë, do habiteni kur t'ju them se kush qëndron pas

26 December 2023, 16:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trondit sportisti serb i MMA: Duan të më likuidojnë, do habiteni
Marko Bojkoviç

Një nga sportistët më premtues serb të MMA-s, Marko Bojkoviç, iu drejtua fansave të tij përmes Instagramit duke zbuluar se kishte marrë informacione se po përgatitej likuidimi i tij.

Të premten në mbrëmje një person i maskuar hyri në banesën e tij në Beograd dhe e rrahu të dashurën e tij, e cila përfundoi në spital. Sipas dëshmisë autori i kishte thënë asaj: “Thuaj përshëndetje Bojkoviçit, nuk do të kalojë shumë, do tia mbyllim gojën. ."

Më pas Bojkoviç iu drejtua fansave të tij në Instagram:

“Nga burime policore kam marrë informacione të besueshme se jeta ime është seriozisht e kërcënuar dhe se ekziston mundësia e madhe që të përgatitet likuidimi im”, tha Bojkoviç dhe theksoi se kjo nuk është shaka.

Ai po ashtu ka treguar se ekipi i tij ligjor është duke përgatitur një kallëzim penal dhe se mediat dhe opinioni shumë shpejt do të informohen për gjithçka.

“Do të dihet saktësisht se kush qëndron pas saj, gjithçka do të regjistrohet dhe, nëse më ndodh diçka, të gjithë do ta dini saktësisht se kush e bëri. Do të publikoj saktësisht emrin dhe mbiemrin e njeriut dhe të tjerëve që i qëndrojnë pranë, ndaj do të ketë tronditje të mëdha. Para së gjithash, unë jam luftëtar dhe sportist dhe nuk kam nevojë për gjëra të tilla, por nuk do të ulem e të pres që dikush të më vrasë apo dikush i afërt me mua”, ka përfunduar Bojkoviq.

Bojković është një nga yjet më të mëdhenj të MMA në rajonin. Ai deri më tani në karrierën e tij nuk ka humbur në tetëkëndësh dhe aktualisht është 5-0.


Video