VIDEO / E pazakontë: Jurgen Klopp 'dëmton' lojtarin e tij dhe e zëvendëson

23 December 2023, 21:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO / E pazakontë: Jurgen Klopp 'dëmton' lojtarin e tij

Liverpooli dhe Arsenali barazuan 1-1 për javën e 18-të në Premier League. Veç lojës së mirë dhe rasteve, një tjetër moment ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në një duel mes Bukayo Sakas dhe Kostas Tsimikas, ky i fundit përfundoi duke u përplasur me Jurgen Klopp, trajnerin e vendasve i cili po e ndiqte ndeshjen nga vija e pankinës.

Për shkak të përplasjes mbrojtësi grek pësoi një lëndim në krahë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga Joe Gomez në pjesën e parë.


Video