Tifozët lënë 'në baltë' Kombëtaren KUQ e ZI, shiten pak bileta për miqësoren me Bullgarinë!

16 October 2023, 11:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët lënë 'në baltë' Kombëtaren KUQ e
Air Albania

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Bullgarisë në miqësoren që zhvillohet në "Air Albania".

Interesi për këtë duel duket i ulët nga tifozët, teksa deri këtë mëngjes janë shitur pak më shumë se 7 mijë bileta.

Tifozët lënë 'në baltë' Kombëtaren KUQ e

Në një stadium me 22 mijë e 500 ulëse, vetëm 1/3 e biletave janë marrë nga tifozët, duke treguar se kuqezinjtë nuk do kenë një mbështetje të madhe në përballjen e nesërme.

Pas fitores me Çekinë 3-0, tanët mbajnë sërish kreun e grupit E kualifikues dhe me një pikë në ndeshjen e radhës kundër Moldavisë, kuqezinjtë edhe zyrtarisht janë në fazën finale të Euro 2024.

 


Video