Sheiku i Katarit tërhiqet nga gara për blerjen e Manchester United

15 October 2023, 10:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sheiku i Katarit tërhiqet nga gara për blerjen e Manchester United

Sheiku Jassim bin Hamad al-Thani ka hequr dorë nga lëvizja për blerjen e Manchester United, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Oferta e fundit nga miliarderi katar, djali i kryeministrit, të Katarit Hamad bin Jassim Al Thani, u vlerësua në pothuajse 7 miliardë dollarë (6.7 miliardë euro) për 100 për qind të kapitalit aksionar të klubit anglez, përveç shlyerjes së detyrimeve. Por mesa duket kjo nuk e ka bindur familjen Glazer për të shitur klubin.

I njëjti gazetar shton gjithashtu se burime të lidhura me Sheik Jasimin nuk pranuan të komentojnë këtë informacion, duke përmendur "kufizimet e konfidencialitetit", por konfirmuan se ai vetë tashmë është tërhequr nga procesi i blerjes dhe shitjes së Manchester United.

Duhet theksuar se me tërheqjen e sheikut Jassim bin Hamad al-Thani, miliarderi britanik Jim Ratcliffe po kryeson këtë garë për blerjen e Manchester United, diçka që tashmë ishte raportuar më parë.


Video