A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Franca, Portugalia dhe Belgjika janë 3 kombëtaret e para që sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europianin e 2024-t, duke iu bashkuar kështu Gjermanisë, e cila është e kualifikuar automatikisht si vend organizator.
Triumfet në ndeshjet e sotme, kanë sjellë kualifikimin zyrtar. Të 3 këto kombëtare, kanë arritur të bëjnë gjithçka mirë në 6 duelet e para të grupit duke festuar kështu kualifikimin edhe pse kanë mbetur 2 ndeshje nga fundi i fazës së grupeve.
Franca kryeson Grupin B me pikë të plota në 6 ndeshje dhe me një golavarazh +12, po me pikë të plota udhëheq edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos, që e ka golavarazhin + 25.