Trajneri Sylvinho ka vendosur ta ftojë për herë të parë Marvin Çunin, si zëvendësim të Mirlind Dakut, pasi ky i fundit është detyruar të lërë grumbullimin për shkak të një lëndimi.
Por kush është Marvin Çuni?
Marvin Çuni ka lindur në Gjermani por me origjinë është nga Peja. Ai aktualisht luan si sulmues në Serie A dhe aktivizohet me skuadrën e Frosinones, në kampionatin Italian, ku ka shtatë paraqitje mirëpo nuk ka gjetur ende golin ose asistin.
22-vjeçari ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave e reja të Bayern Munich por ka kaluar si huazim te disa skuadra si: Sonnenhof, Paderborn dhe më pas te skuadra e Saarbrucken, në Ligën e tretë gjermane, ku është paraqitur 32 herë me ekip dhe ka shënuar nëntë gola e katër asiste.
Pasi përfundoi huazimin te ky ekip, Çuni u rikthye te Bayern Munich për të vazhduar si lojtar i lirë te klubi italian Frosinone.
Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.