Amedspor, e drejtuar nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, është ngjitur në krye të Superligës turke në sezonin debutues në elitë, duke u kthyer në surprizën e fillimit të sezonit.
Klubi nga Dijarbakëri, i lidhur ngushtë me komunitetin kurd, u themelua në vitin 1972 dhe për dekada luajti në kategoritë e ulëta të futbollit turk.
Për shkak të identitetit të tij, skuadra dhe tifozët janë përballur ndër vite me kufizime dhe incidente gjatë ndeshjeve jashtë fushe.
Në vitin 2024, Amedspor arriti për herë të parë në Ligën e Parë turke, ndërsa sezonin 2024/25 e mbylli në vendin e nëntë.
Një sezon më vonë, me 29 golat e Mbaye Diagne, skuadra përfundoi e dyta në barazim pikësh me Erokspor dhe siguroi ngjitjen në Superligë.
Pas tre ndryshimeve në stol gjatë sezonit, ngjitja në elitë u arrit nën drejtimin e Sertac Kucukbayrak, ndërsa më pas trajner u emërua shqiptari Besnik Hasi.
Pas gjashtë javësh në elitë, Amedspor ka bilanc 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, me golaverazh 15-7, ndërsa ka mundur Besiktasin 3-2, Trabzonsporin dhe Basaksehirin 5-0.