Mancini rindërton Italinë, plot 9 debutues të rinj

18 September 2026, 19:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mancini rindërton Italinë, plot 9 debutues të rinj
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka bërë publike listën e parë të tij pas rikthimit në stolin e kombëtares italiane. Trajneri që udhëhoqi “Azzurrët” drejt triumfit në Euro 2020 ka grumbulluar 34 lojtarë për ndeshjet e para të Nations League, në një program të ngjeshur me katër takime brenda vetëm 11 ditësh.

Në grumbullimin prej 34 lojtarësh janë nëntë debutues, mes tyre Massimo Pessina, Daniele Ghilardi, Michael Kayode, Eddy Kouadio, Alessandro Romano, Issa Doumbia, Sebastiano Esposito, Antonio Vergara dhe Mohamed Alì Zoma.

Në listë është edhe Daniel Maldini, ndërsa rikthehen në përfaqësuese Nicolò Fagioli dhe Nicolò Zaniolo, të munguar që nga tetori i vitit 2024.

Rolando Mandragora rikthehet gjithashtu, pasi grumbullimi i fundit i tij me Italinë kishte qenë në marsin e vitit 2021.

Honest Ahanor dhe Samuele Inacio janë konfirmuar pas grumbullimit të qershorit për miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Greqisë.

Italia do ta nisë grumbullimin më 21 shtator në Coverciano dhe debutimin në Ligën e Kombeve do ta ketë më 25 shtator ndaj Belgjikës në Romë.

Më pas janë programuar ndeshjet me Turqinë më 28 shtator në Bursa, Francën më 2 tetor në Saint-Denis dhe përsëri Turqinë më 5 tetor në Bolonja.

LISTA

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Massimo Pessina (Bologna), Guglielmo Vicario (Juventus);

Mbrojtës: Honest Ahanor (Crystal Palace), Alessandro Bastoni (Inter), Riccardo Calafiori (Arsenal), Diego Coppola (Paris FC), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Daniele Ghilardi (Roma), Michael Kayode (Brentford), Eddy Kouadio (Monza), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Issa Doumbia (Sporting CP), Nicolò Fagioli (Fiorentina), Davide Frattesi (Lazio), Rolando Mandragora (Torino), Alessandro Romano (Cagliari), Sandro Tonali (Tottenham);

Sulmues: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Sebastiano Esposito (Sassuolo), Samuele Inacio (Borussia Dortmund), Moise Kean (Como), Daniel Maldini (Cagliari), Giacomo Raspadori (Atalanta), Gianluca Scamacca (Atalanta), Antonio Vergara (Napoli), Nicolò Zaniolo (Udinese), Mohamed Alì Zoma (Nurenberg).


Video