Cristiano Ronaldo dhe pronari i Milanit bashkojnë forcat për të blerë Al Nassr

15 September 2026, 17:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo dhe pronari i Milanit bashkojnë forcat për të
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo pritet të jetë pjesë e një grupi investitorësh që po synon të blejë aksionet e Al Nassr.

Sipas raportimeve, grupi drejtohet nga Ronaldo, ndërsa përfshin edhe Gerry Cardinalen, pronarin e Milanit, njëkohësisht CEO i RedBird Capital Partners.

Në grup bëjnë pjesë gjithashtu biznesmenët Ibrahim Al-Muhajdib, Mohamed Al-Kurajxhi dhe Sharaf Al-Hariri.

Pesë investitorët pritet të investojnë të paktën 92 milionë euro secili në këtë operacion.

Aksionet e Al Nassr aktualisht zotërohen nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Negociatat për marrëveshjen pritet të intensifikohen dhe të arrijnë pikën kryesore gjatë 48 orëve të ardhshme.

Al Nassr po përballet prej muajsh me probleme të rëndësishme financiare dhe investimi i ri synon të përmirësojë situatën ekonomike të klubit.

Nëse marrëveshja realizohet, ajo do të sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën e pronësisë së Al Nassr dhe në futbollin saudit.


Video