Akuza të forta ndaj Federatës, Amir Rrahmani njofton tërheqjen nga kombëtarja e Kosovës

11 September 2026, 21:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuza të forta ndaj Federatës, Amir Rrahmani njofton tërheqjen
Amir Rrahmani

Mbrojtësi Amir Rrahmani, ka njoftuar tërheqjen nga përfaqësuesja e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, kapiteni “dardan”, ka zbuluar edhe arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Ai ka akuzuar Federatën e Kosovës dhe personat që e drejtojnë atë, ndërsa thotë se vendimi u mor për të ruajtur integritetin e tij.

“Tifozë të vërtetë të Kosovës. Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilët 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual.

Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësim për shumë vite.

Dhe çka mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do ta vërtetojë një ditë.

Ky vendim vjen nga nevoja për ta ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri”, shkruan Rrahmani.

Amir Rrahmani ishte pjesë e Kosovës që nga viti 2016, ku kaloi nga kombëtarja e Shqipërisë, teksa në shtatë vitet e fundit, pas pensionimit të Samir Ujkanit, ai ishte kapiten i Kosovës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13)


Video