Champions League/ Goleadë nga PSG, Liverpool mposht Atleticon, Arsenali merr 3 pikë ndaj Napolit  

9 September 2026, 23:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Champions League/ Goleadë nga PSG, Liverpool mposht Atleticon, Arsenali

Ndeshjet e radhës në raundin e parë të Champions League kanë dhuruar emocione dhe 15 gola të shënuar. Liverpooli ia doli të marrë një fitore me përmbysje 2-1 përballë Atletico Madridit në “Anfield”.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh me Marcos Llorenten në minutën e 17-të të takimit. Megjithatë, Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 40-të, përpara se Alexis Mac Allister të përmbyste gjithçka në të 50-ën.

Mjaft e luftuar ishte edhe sfida në Itali, ku Arsenali triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Napolit falë golit të Martin Odegaard në minutën e 75-të.

Kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain dhuruan spektakël duke shkatërruar Slovan Bratislavën me rezultatin e thellë 6-1.

Në përballjen tjetër të mbrëmjes, Sporting Lisbona përmbysi Galatasarayn duke fituar me shifrat 3-1.


Video