Xhaka e pranon se mori certifikatë të rreme vaksinimi, Zvicra e lë jashtë

21 September 2026, 11:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Xhaka e pranon se mori certifikatë të rreme vaksinimi, Zvicra e

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e Ligës së Kombeve, që nis javën e ardhshme. Futbollisti me prejardhje nga Kosova e ka pranuar se kishte marrë një certifikatë vaksinimi të rreme për COVID-19.

“Personalisht, isha shumë i shqetësuar në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i pushtuar nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të ngarkuar emocionalisht, mora një certifikatë vaksinimi, në vend që t’i sqaroja dilemat e mia të hapura përmes kanaleve të duhura”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Prokuroria e Luzernit do ta marrë në pyetje kapitenin e Sunderlandit në fillim të tetorit, në kuadër të hetimeve që po zhvillon.


Video