Shtyhen zgjedhjet për President, ja data e re kur do të mbahen

2 March 2022, 11:33Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhen zgjedhjet për President, ja data e re kur do të mbahen
Shtyhen zgjedhjet për President, ja data e re kur do të mbahen

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Zgjedhjet duhet të mbaheshin ditën e sotme më 2 mars, por për shkak të vendimit të Gjykatës, u vendos për zhvillimin e zgjedhjeve për presidentin e federatës në 15 mars në orën 10:00.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit dhe zgjedhjet e mbajtura në Shoqatën e Tiranës, duke njohur si kryetar të Shoqatës, Eduard Prodanin.


Video