Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Vjen sonte “Derby della Madonnina”

1 March 2022, 13:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Vjen sonte
Foto nga ndeshja Inter vs Milan

“Derby della Madonnina” apo dueli i dy ekipeve të qytetit të Milanos, do të vijë sërish sonte (e marte) ku Milan-i dhe Inter-i do të përballen për herë të tretë në këtë sezon.

Dyja ekipet do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, ku në ndeshjen e sotme Milan-i do të jetë pritës.

Si për ironi të fatit, dyja ekipet po kalojnë thuajse në formë të njëjtë edhe në Serie A, ku Milan-i pozicionohet në vendin e dytë me 57 pikë, aq sa ka edhe Napoli i vendit të parë, ndërsa kushërinjtë e tyre, Inter gjenden në vendin e tretë me dy pikë më pak, por me një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Vjen sonte
Skuadra e Milanit

Gjithashtu edhe sa i përket formës në ndeshjet e fundit, dy gjigandët e qytetit të modës vijnë nga dy barazime në dy ndeshjet e fundit.

Dueli i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte me 5 shkurt, ndeshje të cilën e fitoi Milan-i me rikthim në rezultat, pas dy golave të shënuara nga Olivier Giroud, ndërsa ndeshja e parë e këtij sezoni në Serie A përfundoi në barazim 1:1.

Sa i përket mungesave, trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushë, Sandro Tonali-n, derisa edhe ylli i tyre, Zlatan Ibrahimovic, ende nuk është rikuperuar.

Kurse homologu i tij, Simone Inzaghi, nuk do të ketë në dispozicion blerjen e dimrit, Robin Gosens, ndërsa në dyshime do të jetë prania e Joaquin Correa.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Vjen sonte
Skuadra e Interit

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessie; Messias, Krunic, Leao; Giroud.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.



Video