'Serbia nuk kalon, urime/ Rama hesht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë (Foto)

3 December 2022, 09:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Serbia nuk kalon, urime/ Rama hesht pas fitores së Zvicrës ndaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3:2, në kuadër të ndeshjeve në Botërorin 'Katar 2022'.

Edhe pse, në ketë ndeshje luajtën mjaftë mirë dy futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Rama nuk ka publikuar asnjë postim.

Megjithatë, rreth kësaj ndeshje ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i PD, Sali Berisha dhe ish-kreu demokrat, Lulzim Basha.

Kujtojmë që Zvicra përsëri e ka eliminuar Serbinë nga grupet e Botërorit me një fitore 3:2, edhe kësaj radhe të udhëhequr nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët ia siguruan kombëtares së tyre vendin e dytë dhe një vend në 1/8 e finales./VoxNews



Video