Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç ka kryer veprime raciste në fushë, teksa është parë që pas golit të dytë të Serbisë të festojë duke sharë shqiptarët. Por festa nuk i zgjati shumë, pasi Zvicra shënoi sërish duke dërguar kështu Stojkovic dhe serbët tjerë në shtëpi.
PIKSI NAJJAČI pic.twitter.com/XCX585LqvV
— Nadrkana od malena (@uvek_nadrkana) December 2, 2022
Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviçit është skandaloze. Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale.
“Racizmi i Stojkoviçit të #Serbisë u kap drejtpërdrejt në kamera duke sharë nënat kosovare dhe shqiptare. Jemi në pritje që FIFA të veprojë për këtë akt të turpshëm’.
