Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kombëtarja e Shqipërisë po përballet pasditen e sotme me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Ky takim miqësor ka nisur në orën 20:00, ndërsa është edhe debutimi i trajnerit Rolando Maran.
Bie në sy numri i ulët i tifozëve, edhe pse çmimet e biletave pësuan zbritje.
Madje mund të flitet tashmë për një nga ndeshjet me më pak tifozë të Kombëtares në “Air Albania”.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e qytetarëve janë duke protestuar përpara Kryeministrisë.
Kontrollet po ashtu kanë qenë të rrepta në hyrje të stadiumit.
Edhe pse janë më pak tifozë nga se jemi mësuar, siguria mbetet maksimale.