Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën copë makinën 2 milion euroshe

20 June 2022, 22:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën
Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën copë makinën 2 milion euroshe

Lajme të këqija për Cristiano Ronaldon. Dashuria e CR7 për makinat e shpejta sportive me vlerë të madhe është e njohur. Futbollisti portugez ka disa supermakina mbresëlënëse në koleksionin e tij personal dhe në garazhet e shtëpive të tij, por njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda.

Më konkretisht, një punonjës i Cristiano Ronaldos drejtonte Bugatti Veyron 900 kuaj fuqi, me vlerë 2 milionë euro të yllit portugez, dhe për arsye të panjohura deri më tani, humbi kontrollin e makinës luksoze dhe u përplas me murin e një shtëpie në Majorka.

Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën

Ngjarja ka ndodhur sot paradite, kur punonjësi që drejtonte makinën luksoze të 37-vjeçarit, ka humbur kontrollin dhe e ka “hedhur” në hyrje të një vile në qytetin Bunyol në Majorka ku po pushon këtë sezon Cristiano Ronaldo.

Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën

Punonjësi ka qenë me fat pasi nuk ka pësuar lëndime, megjithatë ajo që ka “pësuar” nga aksidenti është zemra e Ronaldos...



Video