Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ylli spanjoll Dani Olmo është grabitur në mes të rrugës. Mediat spanjolle shkruajnë se 24-vjeçari është grabitur në Valencia, aty ku po kalon pushimet.
Hajdutët e kanë pritur lojtarin e RB Leipzig deri në momentin që ka dalë nga një qendër estetike se bashkë me të vëllanë dhe e kanë sulmuar. Më pas i kanë marrë me dhunë dhe orën që mbante në dorë, e cila kalonte vlerën e 30 mijë eurove.
Vëllai i Dani Olmos ndoqi nga pas hajdutët dhe u kap në dritaren e mjetit të tyre, por u përplas dhe u plagos. I riu u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për autoritetet, ngjarja në fjalë kanë qenë e mirëmenduar dhe grabitësit e kanë ndjekur futbollistin e për t’i marrë orën, kanë pritur çastin e duhur.