Rikthimi i madh është duke u përgatitur. Sipas informacioneve të fundit të riprodhuara nga gazetarët më të mirë evropianë, Romelu Lukaku është një hap larg Interit.
Zikaltërit janë në negociata të avancuara me Chelsea për huazimin e sulmuesit belg. Në mbrëmje pritet të ketë kontakte të reja për të mbyllur super marrëveshjen mes dy palëve. Interi aktualisht po i jep 7 milionë euro Chelsea për huazimin e Lukakut, “blutë” kërkojnë 12 dhe pritet të mbyllen rreth 10 milionë euro.
Lukaku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në rrugën e milanezëve për të fituar titullin në sezonin 2021/21, duke shënuar 24 gola dhe duke ndarë 10 asistime.
Romelu #Luakaku is one step away to return to #Inter from #Chelsea on loan for €10M. Last details and closing in the next days. #transfers #CFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 18, 2022