Plas skandali/ Trajneri i skuadrës së njohur dhunon fizikisht ish-bashkëshorten (Video)

26 September 2022, 10:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plas skandali/ Trajneri i skuadrës së njohur dhunon fizikisht

E pabesueshme ajo që ka ndodhur me trajnerin e skuadrës së Neftçi Baku, Laurentiu Regenkampf dhe ish-bashkëshorten e tij, njëkohësisht agjente futbolli, Anamaria Prodan!

Ish-çifti nga Rumania nuk janë përmbajtur dhe janë përleshur fizikisht në mes të rrugës, me trajnerin që ka goditur me shuplakë dhe grushte ish-gruan e tij. Sipas mediave rumune, pas kësaj dhune të dy janë shoqëruar drejt komisariatit dhe kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Anamaria Prodan thotë se trajneri Regenkampf ka qenë i dehur dhe ka hyrë me dhunë në shtëpi duke e kërcënuar dhe duke e shtyrë. Nga pamjet shihet sesi Laurentiu Regekampf e godet vazhdimisht në fytyrë. Pamje të tmerrshme të cilat u bënë menjëherë virale në rrjet./Romania.postsen


Video