
Shqipëria ka humbur 1-2 përballjen në transfertën e Tel Aviv-it përballë Izraelit, sfidëe vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lojë aspak pozitive dhe lamtumirë vendi i parë në grupin 2 të Ligës B në Nations League, vend i cili u sigurua nga Izraeli.
Në pjesën e parë krijuam dy raste shumë të mira me Armando Brojën, i në momentet e fundit humbi çdo rast, ndërkohë që vendasit u shfaqën të rrezikshëm me aksionet e nisura nga kapiteni Dasa.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Izraelin, që kaloi në avantazh falë golit të Shon Weissman, aksion ku gaboi Elseid Hysaj dhe mbrojtësit e qendrës. Myrto Uzuni barazoi rezultatin me një eurogol dy minuta përpara fundit.
Por, një gafë fatale e Enea Mihajt në minutën e dytë shtesë solli golin e dytë të Izraelit me anë të Tai Baribo.
Shqipëria mbetet në vend të fundit me një pikë, teksa të martën presim Islandën në “Air Albania”, aty ku do tentojmë të marrim vendin e dytë në grup.