Napoli për herë të parë në histori në çerekfinalet e Champions League

15 March 2023, 22:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Napoli për herë të parë në histori në
Napoli

Sërish ai, përherë ai. Victor Osimhen mund i vetëm Eintracht Frankfurt. Shënon edhe në ndeshjen e kthimit kamerunasi që kualifikon Napolin në çerekfinalet e Champions League, për herë të parë në historinë e klubit të kaltër.

Skuadra e Luciano Spalletit nuk u shpërqëndrua aspak nga dhuna e tifozëve gjermanë në qëndër të qytetit, duke i dhënë një leksion tjetër ekipit gjerman me rezultatin 3-0 që largohet me rezultatin e përgjithshëm 5-0, një bilanc shumë i keq për "shqiponjat" që shpresonin të bënin diçka më mirë në përballjen e dyfishtë me skuadrën italiane.

Harkimi i Politanos në fundin e pjesës së parë gjeti saktësisht "snajperin" e sulmit napoletan, i cili finalizoi me sukses duke i dhuruar avantazhin e merituar skuadrës italiane.

Më pas ai gjeti edhe golin e dytë ndersa të tretin e shënoi Piotr Zielinski nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Serie A kryeson me tri skuadra më çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League duke lënë pas Anglinë me dy, por mundësia që të kemi një derbi italian në fazën tjetër është shumë e madhe.


Video