Miqësorja me Partizanin, Dybala nuk do jetë në Tiranë

11 August 2023, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miqësorja me Partizanin, Dybala nuk do jetë në Tiranë
Paulo Dybala gjatë stërvitjes


Paulo Dybala do të mungojë në ndeshjen miqësore të Romës me Partizanin që do të zhvillohet në Tiranë.

Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi i Romës pritet të kthehet shumë shpejt me ekipin, por në Tiranë nuk do të luajë.

Futbollisti argjentinas u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Toulouse, dhe tashmë po i nënshtrohet rikuperimit të ngadaltë. Ai nuk mund të rrezikojë më tepër duke luajtur në "Air Albania", shkruajnë mediat italiane.

Roma nis sezonin vetëm 8 ditë pas ndeshjes me Partizanin, që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00.


Video