Lukaku drejt Juves, por ultrasit bardhezi tallen keq me të (FOTO)

9 August 2023, 13:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lukaku drejt Juves, por ultrasit bardhezi tallen keq me të (FOTO)
Romelu Lukaku ne finalen e Champions

Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi. Chelsea dhe bardhezinjtë po tentojnë të shkëmbejnë sulmuesit. Me belgun që pret të vendoset nën urdhrat e Max Allegrit dhe Dusan Vlahovic drejt “Stamford Bridge”.

Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”.

Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.

Lukaku drejt Juves, por ultrasit bardhezi tallen keq me të (FOTO)

“Lukaku, qëndro në Milano, tashmë ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në mesazhin e Curva Sud, grupimit që bën tifo për Juven.

Ironia lidhet me finalen e Champions League midis Manchester Cityt dhe Interit. Me Lukakun që në një moment u shndërrua në “portierin” e Citizens duke i mohuar golin Dimarcos.


Video