Ronaldo në telashe pasi festoi golin duke bërë kryqin në Arabi (Video)

10 August 2023, 17:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo në telashe pasi festoi golin duke bërë kryqin në
Cristiano Ronaldo


Goli i Cristiano Ronaldos i mundësoi ekipit të tij arab kualifikimin në "Championsin" e vendeve arabe.

Por momenti i gëzueshëm u eklipsua nga gjesti që bëri ylli portugez. Pasi shënoi penalltinë, Ronaldo festoi duke bërë kryqin, çka ka shkaktuar edhe një farë revolte mes tifozëve vendas.

Në Arabinë Saudite është e ndaluar shprehja e çdo lloj besimi tjetër në publik, përveç atij mysliman.

Madje aty ka edhe një ligj për këtë, që parashikon ndëshkime të rënda për ata që shfaqin besime të tjera fetare. Megjithatë, duke qenë se Ronaldo është Ronaldo, me siguri asgjë nuk do t'i ndodhë talentit portugez.


Video