FOTO: Mbërrin në Portin e Durrësit autobusi i ekipit të Romës

23 May 2022, 12:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Mbërrin në Portin e Durrësit autobusi i ekipit të
Autobusi zyrtar i ekipit të Romës

Autobusi zyrtar i ekipit të Romës ka mbërritur këtë të hënë në Portin e Durrësit.

Dy ditë para finales së madhe të Conference League që do të mbahet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, autobusi i një prej skuadrave finaliste ka mbërritur.

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vëngu thotë se në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe Policinë e Shtetit, po menaxhojnë situatën për të gjithë tifozët që do të zgjedhin rrugët detare për të ardhur në Shqipëri.


Shkruan Pirro Vëngu:

Mbërrin në Portin e Durrësit autobuzi zyrtar i skuadrës së Romës, në prag të finales së UEFA Europa League.

Autoriteti Portual Durres, në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe Policinë e Shtetit, po menaxhojnë situatën për mbarëvajtjen në përpunim për sportdashësit që po hyjnë në vendin tonë edhe në rrugë detare, për t’ju krijuar atyre lehtësirat e nevojshme.

Një ngjarje e rëndësishme sportive jo vetëm për Italinë dhe Hollandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë.

FOTO: Mbërrin në Portin e Durrësit autobusi i ekipit të


Video