Me puro dhe shampanjë, mënyra e pazakontë si Ibra festoi titullin kampion (VIDEO)

22 May 2022, 21:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me puro dhe shampanjë, mënyra e pazakontë si Ibra festoi titullin
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është ndryshe nga të tjerët. E ka treguar shumë herë. E tregoi edhe sonte në festën e titullin kampion të Italisë me Milan.

E kishte fituar edhe më parë, me fanellën e Milanit. Tashmë është 40 vjeç dhe ky titull për mënyrën si erdhi është më i bukuri për të. Aq më tepër që ishte lideri i një skuadre që nuk numëronte emra të mëdhenj.

Ibra di ta marrë vëmendjen dhe titullin sot e festoi me shampanjë dhe me puro, teksa parakaloi drejt podiumit për të marrë medaljen e titullit.


Video