Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tifozët e Manchester City kanë bërë një veprim të turpshëm në përfundimin e ndeshjes së fituar ndaj Aston Villa, që i dha titullin kampion ekipit të tyre.
Sapo arbitri vërshëlleu fundin e përballjes, tifozët vendas hynë në fushë për të festuar dhe goditën pas koke portierin Robin Olsen, i cili po dilte nga fusha i qetë.
City reagoi në një komunikatë për shtyp, duke i kërkuar falje publike portierit dhe duke theksuar se autori i këtij veprimi të shëmtuar do të përjashtohet përjetësisht nga stadiumet.