Marko van Basten masakron Neymar: Qaraman, provokues dhe antipatik

11 October 2022, 18:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marko van Basten masakron Neymar: Qaraman, provokues dhe antipatik
Neymar "qaramani"

Marko van Basten është nga ata që nuk e njohin diplomacinë, kur flitet për tema të caktuara të futbollit. Ai flet qartë dhe hapur për atë që mendon.

Ish-sulmuesi i famshëm i Milanit dhe Holandës, fitues i ‘Topit të Artë’, së fundi ka kritikuar ashpër sjelljen në fushë të Neymar. Ai nuk ia përton aspak brazilianit të PSG-së, të cilin e quan qaraman dhe antipatik.

“Neymar është një qaraman i vërtetë. Provokon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët në fushë. Në fillim është ai që bën një faull ndaj një lojtari tjetër dhe pastaj bën sikur është ai viktima. Nuk mund ta prekësh dot në fushë.

Do të duartrokisja, nëse dikush do të merrej vërtet me të, sepse është një futbollist i pakëndshëm", ka thënë van Basten për ‘Cabine Desportiva’.

Marko van Basten masakron Neymar: Qaraman, provokues dhe antipatik
Van Basten

Neymar ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 14 ndeshje për PSG-në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Edhe më parë Neymar është kritikuar për ekzagjerimet që bën në fushë, kur i ndërhyjnë mbrojtësit kundërshtarët. Legjenda holandeze nuk e pëlqen aspak këtë lloj lojtari.


Video