Regjimi strikt i Haaland, nga konsumimi i zemrës dhe mëlçisë së lopës deri tek banjat me akull

10 October 2022, 14:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Regjimi strikt i Haaland, nga konsumimi i zemrës dhe
Erlign Haaland

Erlign Haaland e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin, duke shënuar 20 gola në 12 takime.

Në Premier Ligë ai ka realizuar 15 gola, ndërsa në tri takime të Ligës së Kampioneve pesë gola të tjera, që kur u bë pjesë e Mançester Sitit në verë.

Por sulmuesi norvegjez bën sakrifica të mëdha që të ketë këtë një formë të jashtëzakonshme në fushë. Ai i përmbahet një diete që nga shumë njerëz do të refuzohej.

22-vjeçari konsumon rregullisht zemrën dhe mëlçinë e lopës. Sipas Halandit, konsumimi i ushqimeve lokale dhe cilësore është mjaft i rëndësishëm që të ketë të tillë performancë në fushë.

Në total, norvegjezi konsumon 6 mijë kalori në ditë. 22-vjeçari shtoi se ai pi vetëm ujë i cili është filtruar nëpërmjet një sistemi kompleks.

Gjithashtu, çdo mëngjes gjëja e parë që bën është të shikojë diellin, pasi rrezet e tij bëjnë që zemra të rrahë sipas ritmit të duhur.

Jo vetëm kaq, por edhe banjat me akull janë të zakonshme në rutinën e sulmuesit, që gjithashtu mban syze që filtrojnë dritën blu që të përmirësojë gjumin e tij.

Haland mban një regjim strikt, që të ketë gjithnjë formën më të mirë të mundshme në fushë


Video