Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë, rekord kombëtar në 5 km rrugë

8 October 2022, 20:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë, rekord kombëtar në 5
Luiza Gega

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike të 2022-shit.

Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia. Gega ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli. Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.


Video