Në Francë janë të sigurtë: Kylian Mbappe do qëndrojë në Paris. Sipas “Le Parisien”, ylli francez ka bërë një kthesë 180 gradë dhe ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint Germain, teksa mes palëve është arritur akordi për të firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.
Sulmuesi francez kishte refuzuar të gjithë tentativat e kubit parizien për të rinovuar, pasi dëshira e tij ishte të transferohej te Reali i Madridit, por drejtuesit e PSG-së i kanë bërë një ofertë çmendur. Dhe përpara parave, Mbappe është dorëzuar.
Po sipas “Le Parisien”, Mbappe do të shpërblehet me një bonus prej 100 milionë eurosh për rinovimin e kontratës dhe në të njëjtën kohë, do të përfitojë edhe 50 milionë euro rrogë në sezon.
Marrëveshja mes palëve duket se është arritur në të gjithë detajet dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që do të “linte me gisht në gojë” Realin e Madridit.