Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një moment interesant ndodhi në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Real Madrid.
Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të shtesave.
Në këtë moment, regjia e fokusoi kamerën diku tjetër, pasi me rregullore është vendosur, që mos reklamohen ata persona që futen në fushë.
Nga pamjet ai u pa të shkonte drejt Karim Benzema duke e përqafuar. Më pas ai u shoqërua nga rojet e sigurisë.



Epo mund të themi se tifozi shqiptar i solli fat Realit pasi ishte pikërisht Benzema që shënoi golin që dërgoi mbretërorët në finale.
