Zbulohet kush është i riu që u fut në fushë në sfidën Real-City

5 May 2022, 11:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet kush është i riu që u fut në fushë në

Dje skuadra e Real Madridit bëri përmbysjen e madhe ndaj futbollistëve të Pep Guardiolës. Madrilenët e Ançelotit kanë prishur ëndrrat e Guardiolës, duke fituar 3-1 pas kohës shtesë ndaj Mançester Sitit (ndeshja e parë 4-3 për Sitin).

Në fushën e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit.

Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është nxitur nga një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur.

Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.

Personi që ka marrë përsipër të futet në fushë mendohet se është turk. 

Zbulohet kush është i riu që u fut në fushë në



Video