Edi Reja nuk është më trajner i sllovenëve të ND Goricës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, është zëvendësuar menjëherë nga 50-vjeçari me origjinë shqiptare Agron Salja.
Katër humbjet radhazi në kampionat rezultuan fatale për Rejën, teksa skuadra e Goricës, është pozicionuar në vendin e parafundit me 22 pikë në 31 ndeshje, po aq sa vendi i fundit që mbahet nga Tabor dhe 9 pikë më pak se skuadra e tretë nga fundi.
Për sa i përket “timonierit” të ri, Agron Salja, ai në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren U-17 dhe U-19 të Sllovenisë si dhe skuadrën e Celjes në plot 20 ndeshjes. Si fubollist 50-vjeçari ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Domzales, Triglav, etj. 50-vjeçari është një njohës i mirë i kampionati slloven.