Buzëqesh City, Arsenali zhgënjen sërish dhe vë në rrezik titullin

16 April 2023, 17:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Buzëqesh City, Arsenali zhgënjen sërish dhe vë në
Arsenal-West Ham

Arsneali ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në Premier League duke barazuar 2-2 në fushën e West Ham.

Të besuarit e Arteta e nisën furishëm derbin e Londrës duke kaluar dy herë në epërsi brenda 10 minutash me Jesus 7′ dhe Odegaard 10′.

Vendasit u kundërprgjigjën me Belahanda i cili realizoi me penallti në minutën e 33′ duke ngushtuar shifrat. Në pjesën e dytë, Topcinjtë kishin mundësi të mbyllnin sfidën por Saka gaboi nga pika e bardhë. Kjo motivoi West Ham që realizoi me Bowen duke barazuar shifrat.

Ky barazim është një zhgënjim për "topçinjtë" që mund të rezultojë vendimtar për kryesuesit e kampionatit, aktualisht me 4 pikë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak dhe për më tepër do ta luajë në shtëpi pas disa javësh ndeshjen e dytë me Arsenalin.

Në ndeshjen e radhës, Arsenal pret Southampton.


Video