“Magjia” e Lazio-s, ekipi i Tares blindon zonën Champions, Hysaj titullar absolut

15 April 2023, 10:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Magjia” e Lazio-s, ekipi i Tares blindon zonën Champions,

Lazio vijon momentin magjik në Serie A. Kryeqytetasit siguruan një tjetër trepikësh me shumë peshë, thyen Spezia-n në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 duke blinduar prezencën e tyre në Champions League.

Ekipi i Hysaj e sheh veten në vendin e dytë, në kuotën e 61 pikëve, tetë më shumë se sa Roma. Anësori kuqezi mbetet i paprekshëm në sytë e Sarrit, zhvilloi një tjetër ndeshje si protagonist, i vlerësuar me notën 6.

Lazio hasi shumë vështirë në fillim, por në zbritjen e parë në sulm arritën të fitonin një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ciro Immobile u tregua i saktë duke kaluar bardhekaltërit në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Felipe Anderson që dyfishoi shifrat. Në të 84-ën, Spezia mbeti me 10-të lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ampadu, ndërsa pesë minuta më pas ishte Antonio që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.


Video