Dani Alves ndryshon sërish version, tani rrezikon 12 vjet burg

17 April 2023, 19:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dani Alves ndryshon sërish version, tani rrezikon 12 vjet burg
Dani Alves

Dani Alves është në telashe të mëdha pasi tashmë rrezikon seriozisht burgosjen me vendim përfundimtar nga Gjykata e Barcelonës. Gjatë dëshmisë së fundit ku kërkoi lirinë me kusht dhe iu refuzua për të disatën herë, ish-mbrojtësi brazilian, aktualisht në paraburgim, ndryshoi sërish versionin e ngjarjeve.

I akuzuar për përdhunim nga një 23-vjeçare në një pub të zonës Sutton në Barcelonë në 31 dhjetor, Dani Alves është arrestuar që në 20 janar. Në versionin  e parë të dëshmisë së tij ai deklaroi se nuk e njihte akuzuesen, ndërsa më pas u shpreh se u shkëmbye me të në banjë pa ndodhur asgjë e me pas ndryshoi version duke thënë se kreu marrëdhënie me të në tualetin e pub-it.

Mohimin e njohjes me të ai e justifikoi me faktin se donte ta mbronte 23-vjeçaren e më pas theksoi se nuk dëshiroi që këtë histori ta mësonte bashkëshortja e tij, Joana Sanz e cila ka kërkuar zyrtarisht divorcin.

Nëse gjykata e cilëson fajtor për përdhunim, gjë që ka shumë mundësi të ndodhë duke vlerësuar ndryshimin e vazhdueshëm të dëshmive, Dani Alves rrezikon të qëndrojë në burg deri në moshën 51-vjeçare.

 


Video