Juventus “i fiksuar” me futbollistët shqiptarë

8 April 2024, 19:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus “i fiksuar” me futbollistët shqiptarë
Edon Zhegrova

Merkato e Juventusit duket se është fokusuar tek futbollistët shqiptarë.

Pas Mario Mitaj dhe Kristian Shpendit, bardhezinjtë janë fiksuar tashmë edhe me lojtar të kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin që po shkëlqen në radhët e Lille.

25-vjeçari kosovar ka kontratë që skadon në vitin 2026 dhe vlerësohet rreth 15 milionë euro nga skuadra franceze.

Forma e mirë që po kalon në javët e fundit, duke qenë efikas me gola dhe asiste ka bërë që Juventus të përqendrojë sytë tek talenti dardan.

Marrëdhëniet mes dy skuadrave janë të mira, pasi kohët e fundit në Torino kanë zbarkuar futbollistë si Weah dhe Tiago Djalo.

Një bashkëpunim që mund të konkretizohet edhe me rastin e Zhegrovës.

Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar 11 gola teksa 6 herë ka asistuar për shokët e skuadrës për ta mbajtur Lille në zonën e Kupave të Europës.

Juventus kërkon ta afrojë Mitajn dhe si një alternative e mirë për të ardhmen.

Vetëm 20 vjeç, lojtari premton një të ardhme të sigurt në repartin mbrojtës.

 


Video