Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në një intervistë për mediat italiane, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina tha se “të kaltërit” do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Shqipërinë.
Ndeshja do të mbahet në Tiranë dhe me shumë mundësi gjatë kohës që do të zhvillohet Botërori i Katarit, në nëntor-dhjetor të këtij viti.
“Do bisedojmë këtë javë me stafin teknik të Kombëtares për dy miqësore gjatë botërorit. Njëra prej tyre mund të jetë me Shqipërinë në Tiranë”, tha Gravina.
Italia nuk është kualifikuar për në Botërorin e Katarit, i dyti radhazi që skuadra katër herë kampione bote nuk merr pjesë.